Tryeza e Këshilit Politik nuk ka funksionuar dy herët e fundit, me gjithë impaktin e ndërkombëtarëve dhe thirrjet e tyre për konsensus.

Opozita kërkon t’i drejtohet OSBE për këshillim, por kjo nuk pranohet nga mazhoranca.

Për nënkryetarin e LSI dhe përfaqësuesin e kësaj force politike në Këshillin Politik Petrit Vasili, tha se kjo është skandal dhe paradoks i madh.

Në një lidhje përmes ”Skype” për ”RTV Ora”, Vasili u shpreh se opozita po kërkon të zbatojë një nga klauzolat e marrëveshjes së 14 janarit.

Petrit Vasili: ”Është  paradoks dhe skandal i padëgjuar. Shqipëria në mënyrë historike drejton për herë të parë dhe të fundit OSBE, pikërisht gjatë mandatit të saj pengon në mënyrë skandaloze që po vetë Shqipëria të komunikojë me OSBE. Opozita shqiptare bazuar në marrëveshjen e 14 janarit, ka kërtkuar të zbatohet një klauzolë. Kur palët nuk kanë dakordësi, i drejtohen OSBE-ODIHR për këshillim. Një mundësi që vetë Rilindja dhe Gjiknuri e ka përdorur në raste të tjera. Si do shkojë para puna e Këshillit Politik kur ka pasur ndryshime të njëanshme kushtetuese? Rilindja e trembur deri në palcë, ndryshimet kushtetuse janë një atak i drejtpërdrejtë, thonë nuk të lejoj t’i drejtoheni OSBE.”

Vasili ironizon me fakti se kryeministri Edi Rama do të zgjidhë krizën në Bjellorusi kur nuk lejon që Shqipëria të komunikojë me OSBE-ODIHR.

Petrit Vasili: ”Kjo është gjëja më e shëmtuar që muund të ketë ndodhur. Ky Do shkojë të zgjidhë krizën në Bjellorusi, kur nuk lejon që të komunikojë OSBE me vendin e tij. Figura e shëmtuar e Shqipërisë tashmë ka marrë dhenë. Sigurisht, në pikëpamjen e demaskimit të rilindjes dhe Edi Ramës ishte pozitiv, për standartin e komunikimit në Këshillin Politik, ishte një fakt negativ tjetër për rilindjen.”

Sipas Vasilit, dy mbledhjet e fundit të Këshillit Politik, treguan farsën e mazhorancës, pasi kërkojnë të prishin konsensusin.

Petrit Vasili: ”Ka pasur një prishje të njëanshme të konsensusit nga Rilindja, ashtu sikurse ka vepruar rëndom dhe ka tentuar ta minojë veprimtarinë e Këshillit Politik. Përsa i takon kësaj sjelljeje të PS, ne kemi qartësuae se 5 qershori nuk ndryshohet dhe opozita i qëndron asaj. Dy mbledhjet e fundit ishin shumë të vlefshme për mënyrën se si u zhvilluan dhe prishjet e njëanshme nga PS, për të kuptuar qartë në pak minuta farsën e listave të hapura, dhe minimin e çdo mundësie për të pasur konkurim të lirë dhe që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin.

Falë këtyre mbledhjeve të fundit, në fare pak kohë, shqiptarët kuptuan se këto veprime nuk ishin në emër të shqiptarëve që të zgjidhnin, por vetëm për të qetësuar në panikun e humbjes që nuk di çfarë bën, dhe pavarësisht nga këto ndryshime fati i tij është i paracaktuar dhe pa kthim.”

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti për online Renato Çaushi.