Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një reagimi në Facebook shprehet se është paradoksale, se ndërkohë që situata nga Covid 19 bëhet më e rëndë, ulen testimet për Covid-19.

Vasili shkruan se ulja e numrit të testimeve vihet re edhe në webin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Paradoksi, ulen me 30% testimet për COVID!?
Ministria e Shëndetësisë brenda 4 ditësh i ka ulur testimet ne 818 me pak, pra një ulje me 30%, nga 2745 në 1927.

Sot personat e konstatuar pozitiv me COVID janë 461 ndërsa ata që kanë humbur jeten 14. A i përgjigjen realitetit faktik këto shifra?

Shifrat e ulta të pozitivitetit kontraktojnë dukshëm dhe “çuditshëm” me vdekjet, që sot janë 14. Si mund te pranohet që ndërsa situata edhe për shkak të stinës shkon drejt rëndimit testimet ulen ndjeshëm.

Kur nuk ka asnjë datë se kur mund të fillojë vaksinimi si mund të justifikohet ulja e testimeve si masë kyçe për diagnozën si dhe për vënien nën kontroll të situatës.

Përballimi i situatës kërkon seriozitet maksimal shkencor dhe rritje të parametrave të performancës ku testimi është tregues prioritar absolut.

Çdo shpjegim që priret nga nervozizmi propagandistik dhe është një lajm i keq për ndjekjen dhe përballimin e situatës.

Treguesit e uljes progresive te testimeve mund ti shihni ne foto marre nga Ëeb i Ministrisë se Shëndetesisë.