Nesër pritet që të votohet në kuvend kodi zgjedhor, opozita e bashkuar ka dalë në një deklaratë të përbashkët.

Nën.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se Rama po përpiqet të bëjë aktin e fundit të një tragjedie, që është tragjedia e vetes

Vasili:

Është më se e qartë sigurisht për secilin shqiptar se cila është fytyra e atij që pengon dhe izolon vendin dhe fytyra e qartë e një njeriu që duke humbur e duke pasur shumë të qartë humbjen, kalon nga njeriu që pengon me çdo kusht hapjen e listave, në njeriun që bën sikur hap listat dhe tani është e qartë për të gjithë, që listat janë më të mbyllura në mënyrë të turpshme se më parë, në njeriun që bën sikur për shkak se unë po bëj sikur po hap listat kjo më pengon që të kemi koalicione parazgjedhore, në njeriun që thotë që koalicione parazgjedhore mund të ketë, por bën këtë modelin që dua unë dhe në atë mënyrë se si është nuk e dua dot.

Njeriu që e tmerroi 5 qershori se i këputi duart përfundimisht nga futja e duarve në zgjedhje, sërish përpiqet të bëjë aktin e fundit të një tragjedie, që është tragjedia e vetes. Nuk është më tragjedia e shqiptarëve, shqiptarët janë të qartë, e kanë të qartë që nga ekonomia e tyre familjare, te ekonomia e vendit, e cila ka një borxh publik që shkon deri 100%, te një njeri që vjedh 24 orë në ditë me koncesione, një njeri që lë spitale të shkretuara si dhe shkollat në një derexhe që nuk është parë kurrë, po luan aktin e fundit tashmë të tragjedisë së vetes, pasi shqiptarët e konsumuan çfarë kishin për të konsumuar, janë vetëm përpara kryerjes së aktit përfundimtar më 25 prill.