I ftuar në “Ditë e re” në RTV Ora, nënkryetari I LSI ka ardhur në një intervistë ndryshe nga zakonisht, nga jeta e tij profesionale deri tek aktualiteti në vend.

“Profesioni im është mjekësia, janë 38 vjet. Nuk janë pak. Ekziston një dyzim i madh, shkenca në një anë dhe pamja publike në anën tjetër”, tha Vasili që nuk i shpëtoi dot pyetjes mbi masën e qeverisë që hyri sot në fuqi.

“Unë e kam shpjeguar profesionalisht shumë herë, jo politikisht, që në rast se në pandemi, epidemi nuk njeh problemin, nuk e asgjëson sot vatrën, shkaktarin, të tjerat nuk kanë asnjë vlerë. Testimi që të kuptojmë ku e kemi problemin, vatrën. Disa prej nesh janë prekur, ti kurojmë ti izolojmë. Nëse nuk i njohim është e kotë.

Po mban maskën në rrugë, ose poshtë mjekrrës, e hoqe ose e vure, nuk ka më efekt. Duam të gënjejmë, të vazhdojmë.

Si mund të vazhdojmë, kur kemi edhe vatra, edhe maska?! Ka vatra, bie maska. Në restorant do i heqin maskat, në kinema do i venë?“, tha Vasili.

Sipas nënkryetarit të LSI, qytetari e ka të pamundur të zbatojë rigozorisht manualin anti-Covid.

Këtu ka një pyetje të madhe, kush do të përdorë arsyen: Kur kishim 27 raste u mbyllëm dy muaj e gjysmë. Është bërë show që nuk do harrohet. Dje kishim 203 raste, nuk kemi as autoblinda, as mbyllje asgjë tjetër.

Çfarë u kemi thënë? Nuk është mbyllja e duhur, nuk janë fashat e duhura. Kësaj logjikë, kësaj arsyeje, i shket dot njeri? Nuk ka filluar përballja me pandeminë sot, edhe kolerë ka patur Shqipëria. Edhe poliomelid ka patur Shqipëria që është vrastare në mënyrë të tmerrshme.

Mbaj maskë sa të duash, një njeri e ndërron maskën tre here në ditë? Është e pamundur”, u shpreh ndër të tjera Petrit Vasili.