Vasili: Me votimin e nesërm nuk ka hapje negociatash

Vasili: Me votimin e nesërm nuk ka hapje negociatash

Nesër pritet që të votohet në kuvend kodi zgjedhor, opozita e bashkuar ka dalë në një deklaratë.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është shpreh se me votimin që pritet të bëhet nesër në parlament nuk ka hapje negoviatash.

Vasili:

Çdo akt i nesërm nuk është as më shumë e as më pak, përgjegjësi shumë e rëndë për sot dhe për nesër, përgjegjësi nga e cila Edi Rama nuk mund të shmanget dot, pasi në mënyrë të vullnetshme, në funksion të një strategjie të mirë përcaktuar, varros integrimin europian të vendit. Me votimin e nesërm hapje negociatash nuk ka. Armiku i integrimit, që mbajti 3 vite pezull integrimin, për një kryetar qarku në Fier, shfaqet sërish sot me një strategji të re, por me një qëllim të vjetër: pengimin absolutisht me çdo kusht të integrimit europian të vendit.

Ai është shprehur se integrimi i Shqipërisë në BE ka vetëm një armik dhe instrument politik që është rilindja.

Vasili:

Sot ky integrim ka vetëm një armik, ka vetëm një instrument politik, që është Rilindja, ka dhe të njëjtin person konstant në vite që shfaqet në momentin kur ky integrim duhet të ecë përpara, që ta pengojë me çdo kusht. Pra axhenda e e Edi Ramës është anti perëndim, anti NATO dhe është e drejtuar në një drejtim krejtësisht negativ, të pa njohur, drejt realiteteve informale, drejt informaliteteve të ngarkuara me pisllëk politik, por që janë e kundërta e asaj që shqiptarët kanë kërkuar, kërkojnë e për të cilën luftojnë.

Vendi Lajme keshilli politik Politikë petrit vasili oerd bylykbashi

EMISIONET