I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, aktori dhe regjizori Laert Vasili u shpreh se ndërtesa ku strehohej Teatri Kombëtar ishte jashtë funksionit.

Laert Vasili: ‘Premiera e fundit që kam luajtur aty ka qenë “Makbethi” dhe një natë e kemi anuluar shfaqjen.

LEXO EDHE:  Sot në 21:00 Rtv Ora dhe Notto sjellin sondazhin e parë kombëtar

E di pse? Kishte rënë shi dhe drejtori teknik i teatrit na futi poshtë skenës dhe na tregoi ujin i cili kishte kaluar 20 centimetra.  Në qoftë se vihej në punë motori që lëvizte rotativin e skenës, do e hidhte në erë të gjithë godinën. Në qoftë se godina do të ishte djegur nga një defekt teknik në ç’ndërtesë do futej “Aleanca e Rehatit ” që të hante sufllaqe dhe të vazhdonte tallavanë. I kam këtu videot, video në party me pica e tallava i kam këtu.

Të hanin në shtëpinë e vet, teatri nuk është restorant, nuk është shtëpia jote që ti mund ta zaptosh kur të duash.

E di sa materiale kanë humbur në Teatrin Kombëtar sepse nuk guxonte askush të shkonte sepse “Aleanca e Rehatit”

Një nismë që filloi nga komiteti kombetar i PD-së .