Rrugës për në Laknas, Bashkia Kamëz, grupi i xhirimit të Boom u ndesh me një pamje skandaloze.

4 kosha plehrash mbushur plotë e përlot, në hyrje të varrezave.

Gazetarja e BOOM hyri brenda varrezave dhe plehrat ishin të pranishme ngado.

Shihen letra ambalazhe ushqimesh si patatina, kikirikë, fasule nëpër varre.

Gazetarja e BOOM bisedoi me një punonjës të varrezave.

Ai shprehet se ka qenë festë, por nuk i lënë kështu.

“Është bërë rrëmujë, por ne nuk i lëmë kështu. Kanë qenë këto festat. Detyra për pastrimin e këtyre është e bashkisë.”

Kur BOOM e pyet se kush duhet t’i mirëmbajë dhe pastrojë ai thotë se është vetëm për hapje varresh.

“Kam ardhur të shoh varrin e nënës dhe pamja është skandaloze, është turp kjo gjendje.”

Ndërkohë BOOM u interesua pranë Bashkisë Kamëz.

Drejtori i Pastrim-Gjelbërim, Gentian Bicukaj  sqaroi se “pjesa e koshave dhe mbeturinave, është kompania ” ECO CLEANING” e cila ka për detyre jo vetëm kaq, por pastrimin dezinfektimin e rrugëve , por që nuk është bere siç duhet, prandaj edhe kompania është penalizuar nga bashkia”.

Për sa i përket mbeturinave ne varreza, ai sqaron se gjate ditëve fe festave ka pasur prani të njerëzve qe kanë tradita sjellin gjera.

Ai falenderon BOOM  dhe ORA NEWS që vuri në dijeni dhe bashkia reagoi menjëherë duke pastruar varrezat brenda.