Varianti britanik i virusit mund të bëhet dominues në SHBA

Varianti britanik i virusit mund të bëhet dominues në SHBA

Varianti i Covid-19 i identifikuar për herë të parë në Angli është përhapur në SHBA dhe mund të bëhet dominues tha Dr.Anthony Fauci të enjten, më 4 janar.

"Duket se përhapet shumë lehtë nga personi në person," tha Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Chris Cuomo për CNN.

Studimet e fundit tregojnë se mund të jetë më vdekjeprurës dhe të shkaktojë sëmundje më të rënda.

Shfaqja e këtyre mutacioneve të virusit zbuluar së pari në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil mund të nënkuptojë një tjetër rritje të rasteve sipas Dr.Michael Osterholm, drejtor i Qendrës së Infeksioneve.

Varianti i ri i zbuluar në Angli ka gjasa të bëhet dominant në pikat e nxehta si Kalifornia dhe Florida brenda disa javësh, sipas një kompanie testimesh e quajtur Helix.

"E vetmja mënyrë për të parandaluar variantet të bëhen dominuese është të parandalohet përhapja e tyre nga personi në person duke ndjekur masat e shëndetit publik dhe duke vaksinuar sa më shumë njerëz të jetë e mundur," tha Dr.Fauci.

Dr.Fauci shkroi në Twitterin e tij se shpreson që moshat e vjetra dhe fëmijët të jenë vaksinuar deri në fund të pranverës, fillim të verës.

"Ne kemi një mundësi dhe aftësinë që të përpiqemi t'i ndalojmë variantet e reja të bëhen dominuese," tha Fauci.

Bota Lajme SHBA fauci virusi britanik

EMISIONET