Varhelyi: Shqipëria i ka përmbushur kriteret për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Varhelyi: Shqipëria i ka përmbushur kriteret për Konferencën

Oliver Varhelyi, komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim, përmes një postimi në Twitter shkruan se vendi ynë është gati për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare.

Ai shkruan se e rëndësishme që puna të mos ndalet dhe se BE vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë.

Varhelyi: Pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme të sjella nga tërmeti 2019 dhe COVID19, Shqipëria ka përmbushur premtimet e saj dhe ka përmbushur kriteret për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Mbetet e rëndësishme që puna të mos ndalet dhe vazhdimësia e arritjeve të pasurohet.

Kur bëhet fjalë për të luftuar kundër COVID19, BE vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë. Ne siguruam mbështetje të konsiderueshme dhe rimëkëmbje përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Ne gjithashtu punojmë ditë e natë për të siguruar qasjen në vaksina, përmes COVAX dhe mjeteve të tjera, sepse kujdesemi.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Oliver Varhelyi shqiperia premtime Aktualitet konferenca e pare

EMISIONET