Dy fëmijët e familjes Mihasi nga fshati Luftinjë e Sipërme e Memaliajt, kanë mbetur pa mësim për shkak se ata nuk kanë as telefon e as internet. Kushtet e vështira ekonomike në të cilat gjendet familja,  u ka pamundësuar këtyre fëmijëve ndjekje të mësimit, ndërsa ata vetë apelojnë për ndihmë.

Panajot Mihasi: Nuk kemi bukë të hamë, jo më lekë për internet.

Panajot Mihasi, është në klasën e nëntë, dhe nuk është futur asnjëherë online në mësim.

Panajoti, është nga fshati Luftinjë e Sipërme në Memaliaj, ndërsa bashkë me motrën e tij, Marjanitën e cila është në klasë të gjashtë për shkak të kushteve të rënda ekonomike në të cilat ndodhet familja e tij, nuk mund të frekuentojnë mësimin online pasi nuk kanë as internet e as telefon.

Marjanita Mihasi Shkolla ka kaluar online dhe nuk jemi futur asnjëherë sepse nuk kemi internet dhe kushtet e duhura. Jemi në gjendje shumë të vështirë. Babin e kemi sëmurë nuk punon, është sëmurë nga kemba.

Panajot Mihasi: Babai merr 100 mijë lekë në muaj, me këto nuk kemi ca të bëjmë më para.

 Kryefamiljari Kastriot Mihasi është paraplegjik ndërsa përfiton vetëm një pagesë 10 mijë lekë në muaj me të cilën mbahet familja.

Në kushtet që ndodhet kjo familje, fëmijët e kanë të pamundur vijimin e procesit mësimor, ndërsa kryefamiljarja Nazime Mihasi ka vetëm një apel.

Nazime Mihasi: Të kenë një telefon fëmijët që të futen në mësim online që të mësojnë. Ndaç djali, ndaç dhe vajza