Një pjesë e varreve ilire të Amantias së vjetër në Vlorë dëmtuar nga vandalët.

Këto varre në pjesën verilindore të kodrës së Amantias së vjetër në Vlorë janë dokumentuar prej vitesh në Ministrinë e Kulturës dhe më pas janë mbyllur sërish.

Pas mbylljes së tyre ndër vite ato kanë rënë pre e vandalizmit të banorëve të zonës të cilët gjatë natës fillojnë sërish gërmimet në zonë për hapjen e varreve duke shpresuar se do gjejnë diçka në brendësi të tyre.

Për këtë arsye DRKK Vlorë në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës ka nisur punën prej më shumë se dy javësh për gërmim dhe dokumentimin nga e para të këtyre varreve.

Arkeologët gërmojë ditën për dokumentimin e tyre, por gjatë mbrëmjes kur ata largohen, persona të tjerë të paidentifikuar shkojë dhe gërmojnë në zonë sërish me shpresën se brenda tyre do të gjejnë sende me vlerë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i DRKK Vlorë, Orgest Feimi i cili nëpërmjet një shkrese zyrtare drejtuar ministrive së linjës dhe organeve kompetente ligjzbatuese, denoncon rastin dhe kërkon marrjen e masave mbrojtëse për të tilla varre ilire si dhe vendosjen para përgjegjësisë të personave përgjegjës.