I ftuar në “Arena” në RTV Ora nga Dritan Hila, deputeti Halit Valteri u shpreh se prej 30 vitesh politikanët në vend qeverisin bashkë në kurriz të popullit.

Ai shtoi se shqiptarët nuk vuajnë që të ikin një palë hajdutë dhe të vijnë një palë tjetër.

Valteri: Në këtë vend për 30 vite është qeverisur bashkë në kurriz të shqiptarëve. Unë prej një viti e gjysmë po e provoj vetë se të gjithë i pastrojnë paratë te të njëjtën biznesmenë, të gjitha paratë vjedhura i kanë pastruar te këta biznesmenë, dhe kur janë në opozitë i quajnë oligarkë, ose partnerë kur janë në qeveri.

Qeveria Rama është e korruptuar, këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Që kemi drejtues politikë qarqesh që drejtojnë kriminelë, ne këtë e dimë fare. Opozitën që ka përballë Rama është e shtirur. Sulmet e opozitës nuk po ngjisin më te njerëzit. Akuzojnë biznesmenin dhe nesër kanë vilën e atij biznesmenit.

Kërkohet rrotacioni. Shqiptarët nuk vuajnë që të ikin një palë hajdutë dhe të vijnë një palë tjetër. Sot do të keni individë që do të dalin për të marrë votat dhe nuk do të kenë më mbështetjen e kryetarit të partisë.