I ftuar Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti Halit Valteri u shpreh se kreu i opozitës nuk shquhet për matematicien i mirë dhe për aksiomat politike.

Valteri: Shpresoj që ta arrijnë këtë maksimilizim të votë, pavarësisht se kreu i opozitës nuk shquhet për matematicien i mirë dhe për aksiomat politike.

Por di të them se, heqja e koalicioneve, nuk  e favorizon opozitën. Në 12 qarqe, në qarqe që janë tek, opozita humb mandate, sepse është efekti i përpjesëtimit të mandateve. Qysh në start, PS e nis me +7 mandate.