Regjisori, skenaristi, karikaturisti dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu  ka treguar periudhën kur  u infektua nga Covid-19. Ai menjëherë pasi kishte shfaqur shenjat kishte bërë tamponin, i cili kishte rezultuar pozitiv.

Aktori kishte marrë mjekimet e duhura dhe qëndroi i izoluar në shtëpi me partneren, të cilës gjithashtu ia kishte ngjitur virusin pas 2-3 ditësh.

Mata temperaturën e kisha 37.4, të nesërmen shkova bëra tamponin dhe dola pozitiv, menjëherë shkova tek mjeku dhe mora ilacet. Pra duhet që në momentin e parë, s’duhet ta neglizhosh duke thënë se do më iki temperature dhe do bëhem më mirë.

Në këtë drejtim nuk ka trimëri, duhet kujdes dhe  të dëgjojmë se cfarë thonë mjekët. Na zuri të dyve bashkë, zonjën time pas 2-3 ditësh, natyrisht ia ngjita unë. Kemi ndejtur një muaj së bashku brenda pa dalë dhe them 50 vite i martuar me gruan dhe kurrë s’kam ndejtur kaq shumë sa ndejta gjatë koronavirusit,”- tha ai.

Gjithashtu, ai rrëfeu dhe frikën që ndjente kur dëgjonte se persona të infektuar nga Covid kanë humbur jetën.

 “Të krijon një gjendje ankthi, depresive, një gjendje që brenda vetes e ndjen si do shkojë. Fatkeqësishtr vijnë informacione për vdekje të njerëzve të dashur, të miqve, njerëzve të afërt dhe thua vallë mos erdhi rradha ime. Në përgjithësi tërë jetën time kam qenë i kujdesshëm ndaj këshillave të mjekëve.

Padyshim që do e bëj vaksinën, përderisa është shpikur për këtë gjë, vaksina është shpëtim. Në këshillën e mjekut, ata urdhërojnë.”- tha Kapexhiu