Shkon në 46.5 milionë të infektuar në total, në të gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë së Koronavirusit janë deri këtë të dielë të parë të nëntorit. Deri më tani, si pasojë e Covidit kanë humbur jetën 1.2 milionë njerëz.

Vendin e parë për numër të infektuarish e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 9.4 milionë qytetarë të infektuar, ndjekur nga India, Brazili, Rusia dhe Franca më pas.

Ndër vendet më të qendrueshme në Europë, që ka edhe popullsi të madhe, është Gjermania.

Si pasojë e një vale të dytë të infektimeve me Koronavirus, dhe rritjes së numrit të viktimave, vende të ndryshme kanë filluar të marrin masa. Të shtunën kryeminstri anglez Boris Johnson njoftoi mbylljen katër javore të Britanisë, ku tha se “Nëse nuk veprojmë tani, mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë’.

Gjermania ka njoftuar një mbyllje të pjesshme që nga data dy nëntor, ndërsa kancelarja ka njoftuar edhe masat e ndërmarra.

Të premten ishte Franca ajo që njoftoi marrjen e masave për mbyllje për shkak të kurbës rritëse të infektimeve dhe vdekshmërisë.

Belgjika dhe Greqia kanë njoftuar gjithashtu masat që janë ndërmarrë për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Një situatë tjetër është paraqitur në Spanjë dhe Itali, vende që kanë pasur gjithashtu një kurbë rritëse të infektimeve dhe vdekshëmrisë. Shumë qytetarë italianë dhe spanjollë kanë dalë në protesta kundër masave të mbylljes në vend.