E diela në fushatën e vaksinimit ju dedikua personaliteteve mbi 80 vjeç. Rreth orës 9:30 minuta, në ambientet e stadiumit “Air Albania” mbërritën emra të njohur të artit e kulturës dhe politikës. Margarita Xhepa, Alfred Moisiu, Aleksandër Meksi, Pirro Milkani, Tinka Kurti, ishin ata që injektuan dozën e parë të vaksinë anti-Covid.