Vaksinimi anti-Covid ka vijuar të mërkurën me farmacistët. Në qendrën e ngritur në stadiumin Air Albania ata kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Farmacistët tregojnë se veç rrezikut të infektimit nga kontakti i afërt me klientët, pandemia u ka krijuar edhe vështirësi në furnizimin me materiale mjekësore.

Farmacistët janë kategoria e radhës që po vaksinohet nga Covid, pas mjekëve, të moshuarve, policëve dhe gazetarëve.

Në stadiumin Air Albania, ata kanë marrë dozën e parë të vaksinës AtraZeneca.

Farmacistët e kane mirëpritur këtë proces, pasi puna që bëjnë I ekspozon ndaj infeksionit .

“E qetë, ne jemi profesionist nuk kemi frikë të bëjmë vaksina. E njohim shumë mirë procesin e vaksinimit. Pritëm me durim, u kujdesëm deri në këtë moment që të ishim të mbrojtur me të gjitha masat që ne farmacistët dimë të mbrohemi. Shpresoj që çdo gjë të shkojë mbarë”.

Disa prej tyre e kane pritur me herët nisjen e fushatës se vaksinimit .

“Mendimi dhe opinioni  që mundtë krijohet për të gjithë do ishte mirë që ne të ishim në rreshtin e parë të vaksinimit, por megjithatë edhe sot është shumë mirë”.

Pandemia ka bërë që në farmaci te ndryshme të krijohen mungesa ne produkte qe shërbenin ne parandalimin e pandemisë.

“Për të administruar më mirë pandeminë, problematikat që kemi pasur në farmacistët është se kemi qenë në vijën e parë të pandemisë. Falë teknologjisë bashkëpunimit me mjekët, të sëmurët janë paraqitur dhe kanë marrë zgjidhje sipas këshillimit të mjekëve. Ne kemi pasur problem me furnizimin, me materiale që ishin në funksion të mbrojtjes, që nga maska, veshjet, dizenfektantët”.

Në ditën e parë të vaksinimit dozën pritet ta marrin 100 farmacistë ndërkohë, që prej fillimit të këtij procesi në total janë kryer mbi 206 mijë injektime të dozave të vaksinës anti-Covid.