Vaksinimi i gjithë botës kundër Covid-19 nuk do të ndodhë deri në vitin 2024

Instituti i Serumit të Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, thotë se do të duhet kohë deri në vitin 2024 që e gjithë bota të vaksinohet kundër coronavirusit.

“Realisht për të gjithë botën, për të gjithë në këtë planet se të paktën 90%, për ta marrë atë, do të duhet kohë të paktën deri në vitit 2024”, tha për CNN-in, Adar Poonawalla, CEO dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Serumit të Indisë.

Adar Poonawalla, CEO dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Serumit të Indisë.

Poonawalla tha se disa nga sfidat e marrjes së vaksinave nga pika e hulumtimit dhe miratimit deri tek dërgimi i tyre tek pacientët, përfshijnë rritjen e prodhimit të vaksinave dhe mbledhjen e miliarda dollarëve për të financuar prokurimin e dozave të nevojshme.

Ai u shpreh se administrimi i vaksinave në disa shtete dhe vende komplekse është gjithashtu një sfidë.

Instituti Serum i Indisë po punon me pesë krijues të vaksinave COVID-19 dhe po përgatitet të bëjë qindra miliona doza.

Por edhe atëherë, furnizimi me vaksinë do të shkojë kaq larg në një periudhë të shkurtër.

Shendetësi Lajme shendetesi vaksina anticovid

EMISIONET