Vaksinimi i 60-vjeçarëve/ Rakacolli: Nuk ka mosrakondim, prioritet ata që janë me sëmundje kronike

Vaksinimi i 60-vjeçarëve/ Rakacolli: Nuk ka mosrakondim, prioritet

Mira Rakacolli, kryetarja e Komiteti Teknik të Ekspertëve, ka folur në lidhje me procesin e vaksinimit për personat në moshën 60-vjeçare me sëmundje kronike që ka nisur ditën e sotme.

E ftuar në edicionin e lajmeve në Ora News, Rakacolli ka thënë se personat të moshës 60-vjeç, të vijnë të marrin vaksinën me rekomandimin e mjekut të familjes, duke shtuar se vaksinën do e marrin të gjithë, por prioritet do të kenë ato që janë me sëmundje kronike.

Pyetje: Çfarë po ndodh me procesin, duket se ka mosrakordim përsa i përket të moshuarve rreth moshës 60-vjeç?

Mira Rakacolli:  Nuk do të thosha se ka një mosrakordim. Do thosha se numri i fashës së 60-vjeçarëve është më i madh se numri i fashave të tjera. Nga ana tjetër një pjesë e tyre janë pa sëmundje kronike dhe një pjesë me sëmundje kronike, prandaj është vendosur që prioritet të kenë ata që janë me sëmundje kronike. Natyrisht është një proces që do organizim. Duhet që të vijnë me rokomandimin e mjekëve të familjes, i cili përzgjedh ata që kanë sëmundje kronike. Njerëzit duhet të presin lajmërimin nga mjeku i familjes.

Pyetje: Pra është shumë e domosdoshme, duhet patjetër rekomandimi i familjes ?

Mira Rakacolli: Natyrisht, natyrisht. Ne kemi vaksina në dispozicion, që do të bëhen në bazë të një plani. Por nuk bëhen të gjithë në një ditë.

Intervistoi Matilda Mcini

EMISIONET