Në një lidhje direkte nga Skype për Ora News mjeku Erion Dasho, tha se ka një keqkuptim sa i takon lajmeve se vaksinën e Covid nuk mund ta marrin fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Ai tha se nuk ka një problem me vaksinën përsa i përket këtyre grupmoshave, por se numri i fëmijëve dhe grave shtatzënë që kanë marrë pjesë në fazën e fundit të vaksinës ka qenë i pamjaftueshëm për të arritur në një rezultat përfundimtat për efektivitetin e vaksinës në këto grupmosha

Erion Dasho për Ora News: Ka një keqinformim për vaksinën. Problemi i grupmoshave nuk është se kanë gjetur problem me vaksinën për grupmoshat e fëmijëve dhe grave shtatzënë.
Ajo që FDA dhe Ema kanë konstatuar është se numri i personave nga këto kategori të përfshira në provën e fundit të vaksinës kishte shumë pak gra dhe fëmijë. Dhe ky numër ishte i pamjaftueshëm për të nxjerrë rezultate për këto grupmosha dhe për efektet anësorë që mund të ketë vaksina.

Dasho tha se për vaksinat Phizer dhe Moderna nuk ka asnjë dyshim që ofrojnë mbrojtje te personat që aplikohen dhe kjo mbrojtje është e mjaftueshme që ose te mos preken ose ta kalojnë virusin në forma të lehta.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti E.P