Vaksinat/ Salvini mirëpret vëllezërit shqiptarë e serbë, ndërsa sulmon Europën

Vaksinat/ Salvini mirëpret vëllezërit shqiptarë e


Matteo Salvni, lideri i Partisë Lidhja, e cila është një nga forcat e koalicionit të qeverisë italiane të kryeministrit Mario Draghi, ka zhvilluar të martën (30 mars) një konferencë shtypi me mediat e agjensitë e huaja në Itali e i është përgjigjur pyetjeve të gazetares së  RTV Ora në Romë. 

Ora News: Senato, çfarë mendimi keni sot për sjelljen e politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian? Shqipëria një nga vendet e para që ndihmoi Italinë në fazën më akute të pandemisë, pas javë të tëra mungese furnizimi me doza vaksine anticovid, u mundësua me shumicë me doza vaksine kineze, falë Tuqisë. 

Matteo Salvini: Është një çmenduri, është një cmenduri e ju përsëris se tema e furnizmit me vaksina është një nga falimentimet më dramatike të historisë së ekzistencës së formimit të Bashkimit Europian. Mendoj se Europa do të dalë më e fortë nëse në qëndër të saj nuk vendos vetëm interesat ekonomiko financiare, por vlerat e saj identifikuese, rrënjët e saj, homogjenitetin e saj, konceptimin e saj për familjen, konceptimin për të qënë human, konceptin e ardheut.

Europa mund, e unë them se duhet të mikpresë miqtë e komunitete të reja si ajo shqiptare dhe ajo serbe, me të cilët ndajmë histori, vlera, identitet, vuajtje, dëshirë për një të ardhme. 

Nga këndvështrimi im duhet të jenë të mirëpritur në Bashkimin Europian si vëllezërit shqitparë dhe vëllezërit serb."

Në lidhje me problematikat që situata pandemike ka krijuar në Europë, Matteo Salvini u shpreh se "është një rast më shumë për Bashkimin Europian të rithellohet, të rithemelohet e të rilançojë idenë e saj në emër të punës, mirëqënies e identitetit të saj.

"Europa post Covid duhet domosdoshmërisht të jetë ndryshe nga Europa para Covid. Nëse gjen vërtetë shpirtin, zemrën, e nëse vë në qëndër të saj vendos mirqënien e njerëzve e jo vetëm teknicizmin financiar, do të jetë një Europë e vërtetë e për këtë duhet të punojmë" tha ai për RTV Ora.


Ish kryeministri italian në qeverinë Conte 2, ish ministrër i Brendshëm e aktualisht senator, Matteo Salvini informoj se ditën e enjte, (1 prill) do të zhvillojë një takim trepalësh në Budapest me kryeministrin hungarez e atë polak në qëndër të të cilit do të jetë diskutimi i idesë së një Europe të re. 

"Një Europë origjinale siç e deshën baballarët themelues, një Europë e shëndetshme, e bukur e bazuar tek mirëqënia, familja e vlerat që na bashkojnë. Do të diskutojmë mbi mundësitë e bashkëpunimit në sektorin shëndetësorë, në sektorin eduktiv, në atë të punës, mbi dryshimin e disa traktateve europiane që kanë ngadalësuar rritjen ekonomike të vendeve anëtare. Do të diskutojmë pa dyshim mbi politikat e emigracionit, për aleancat ndërkombëtare, do të sjellim për sjelljen e Europës ndaj Rusisë e Kinës e për rolin që po luan Turqia që është një problem i madh", tha ai.

Lideri i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike Enrico Letta, nënshtetësinë italiane për fëmijët e emigrantëve e ka konsideruar një prioritet të projektit të tij politik, por Matteo Salvini ka një mendim krejt kundër.

"Normativa ligjore në fuqi, lejon që Italia të jetë një nga vendet me numrin më të madh të dhënies së nënshtetësisë ndër vendet europiane e nuk kuptoj pse kërkohet ndryshimi i një ligji të tillë. Ky ligj lejon që në moshën 18 vjeç, pra mazhoren, të zgjedhësh  të bëhesh shtetas italianë ose jo. Nënshtetësia italiane nuk është biletë për të shëtitur në parkun e lojërave (Luna Park) por është një zgjedhje që duhht bërë në moshë madhore e me vetëdije. Fëmijëve të emigrantëve që shkojnë në shkollë së bashku me fëmijët tanë i garantohet gjithcka e nuk i mungon asgjë.
Pyetja ime është se në një moment të tillë vështirësie shëndetësore, ekonomiko e sociale, është normale që një Parti palë qeverisëse në vend që të punoj për cështjet që na bashkojnë, bën propozime që na ndajnë?"
u shpreh ai.

Mbi dyshimet e bashkëqeverisjes së Partisë së Lega me kundërshtarët e tij politik si Partia Demokratike e Lëvizja 5 Yje, Matteo Salvini, u përgjigj se zgjedhje a tij për të qënë pjesë e koalicionit të qeverisë Draghi u bë në emër të Italisë e italianëve në një moment vështirësie të vendit provokuar nga pandemia globale.

EMISIONET