"Vaksinat dhe negociatat, asnjë lidhje", Gahler: S'duhet të ketë dyshime dhe as komente negative për ndihmën e BE

"Vaksinat dhe negociatat, asnjë lidhje", Gahler: S'duhet

"Çfarë po na thotë Gahler, që moskushtetutshmëria e zgjedhjeve të 2019 apo dhe dhunimi i marrëveshjes së 5 qershorit, janë arsyeja që Shqipëria të mos marrë vaksinën?"

Kjo pyetje e cila u artikulua sot nga kryeministri Rama në konferencën për median e mori përgjigjen në Tempora.

Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, në një intervistë ekskluzive në Rtv Ora u shpreh.

"Jo, sigurisht që jo. Nuk ka asnjë lidhje".

Sipas tij, BE për asnjë moment nuk e ka lënë jashtë vëmendjes Ballkanin Perëndimor lidhur me vaksinat anti-Covid.

"Lidhur me strategjinë e vaksinimit apo mbështetjen që po i japim Shqipërisë. Ne si BE kemi ndihmuar në krizën e Covid që prej fillimit miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor, kemi ndihmuar kur ishte ndalimi i eksportit, ju kishit të njëjtat favore me shtetet anëtare. Ju kemi mbështetur atëherë dhe po ju mbështesim tani. Po mbështesim dhe blerjen e vaksinave për Ballkanin Perëndimor, janë diku 70 mln euro për blerjen e vaksinave për Ballkanin Perëndimor që duhet të vlerësohet pozitivisht dhe nuk duhet të ketë dyshime dhe komente negative lidhur me këtë ndihmë. Nuk ka lidhje në asnjë mënyrë midis vaksinave dhe hapjes së negociatave".

Gahler sqaroi edhe se kush po provon çfarë, referuar deklaratës së tij të mëparshme ku shprehej se "Qeveria nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane qoftë duke mohuar këto kushte apo përgojuar BE për ndihmën e tij".

"Po, ne jemi duke punuar për axhendën, është shumë e qartë, përfundimi i Këshillit në mars. Siç e përsërita, marrëveshja për reformën elektorale papritur nuk ka asnjë vlerë. Kjo është provokative që të japësh përshtypjen se nuk ka rëndësi. Sigurisht që ka rëndësi për çfarë partitë kanë rënë dakord".

Vendi Lajme Politikë michael gahler RTV Ora tempora 2021

EMISIONET