Gjiganti i telekomunikacionit ”Apple” do të prezantojë 200 emoji të rinj në iPhone dhe iPad, me një fokus të veçantë me temë nga vaksinat.

Përditësimi i radhës për iOS 14.5 dhe iPadOS 14.5 do të ketë një sërë ikonash kushtuar një trendi që ka të bëjë me vaksinën anti-COVID-19.

Për këtë arsye, ”Apple” ka vendosur të prezantojë emoji të rinj, por edhe të përshtasë ata ekzistues me këtë grup të veçantë. Si gjithmonë, emoji-t e rinj u miratuan nga  ”Unicode” shtatorin e kaluar.

Kjo është organizata që krijon kodin për emoji-t e ndryshëm, që më pas merren nga çdo kompani që i përdor ato, përfshirë Facebook dhe Twitter.