Një raport i fundit i shkencëtarëve rusë zbulon se vaksina e hedhur në treg një muaj më parë a Rusia ka dhenë efekt në krijimin e antitrupave kundër koronavirusit. Moska i përshëndeti rezultatet e fundit, duke i cilësuar si përgjigjen më të mirë ndaj kritikëve, të cilët kanë vënë në pikëpyetje efikasitetin e vaksinës.

Një muaj pas licensimit të vaksinës kundër covid 19, shkencëtarët ruse vlerësojnë se testet e hershme treguan shenja të një përgjigjeje imune të organizmit.

Në një raport të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”, theksohet se personat që bënë vaksinën zhvilluan antitrupa për të luftuar virusin dhe nuk patën efekte anësore serioze.

Rusia e licencoi vaksinën për përdorim lokal në muajin gusht, duke u bërë vendi I parë që bënte diçka të tillë, që përpara se të dhënat të bëheshin publike.

Ekspertët thonë se testet janë zhvilluar në shkallë shumë të vogël për të provuar qartë efikasitetin e tyre dhe sigurinë.

Por, Moska i përshëndeti rezultatet e fundit, duke I cilësuar si përgjigjen më të mirë ndaj kritikëve.

Megjithatë, disa studiues në Perëndim kanë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë e punës së Rusisë, duke lënë të kuptohet se gjatë rrugës, mund të jenë kapërcyer hapa të rëndësishëm.

Për të dhënë garanci mbi vaksinën, Presidenti Vladimir Putin muajin e kaluar deklaroi madje se ia kishte dhënë edhe vetë vajzës së tij.