Vaksina për Babagjyshët/ SHBA tërhiqet nga plani për vaksinim të hershëm

Vaksina për Babagjyshët/ SHBA tërhiqet nga plani për

Teksa po afrojnë festat e fundvitit, SHBA ka anulluar papritur planin për vaksinimin e hershëm të babagjyshëve të Krishtlindjes, si një masë paraprake për mbrojtjen nga koronavirusit.

Fillimisht ishte menduar që interpretuesit e Santa Klausit të mund të ishin ndër të parët që do të bënin vaksinën e koronavirusit në këmbim të ndihmës së tyre në promovimin e saj publik. Lajmi ka lënë të zhgënjyer shoqatën e babagjyshëve.

“Kjo ishte shpresa jonë më e madhe për Krishtlindjet 2020, dhe tani, nuk do të ndodhë më”, u shpreh presidenti i shoqatës, Ric Erëin.

Bashkëpunimi ishte pjesë e një fushate 250 milionë dollarëshe të qeverisë për të afruar sa më shumë personazhe të famshëm me vaksinën në momentin që ajo afrohet. Por autoritetet shëndetësore konfirmuan se është hequr dorë nga ky plan. Ideja i lindi ish zëvëndësndihmës sekretarit të këtij departamenti, Michael Caputo-s, i cili muajin e kaluar njoftoi largimin.

Sipas “Wall Street Journal”, që në gusht Caputo i kishte thënë Erëin-it se vaksina mund të aprovohej në mesin e nëntorit. Edhe presidenti Trump gjatë debatit televiziv me rivalin Biden premtoi se vaksina do të jetë gati brenda pak javësh, ndërsa Eksperti i lartë i shëndetit për sëmundjet infektive, Dr. Fauci ka deklaruar se dozat e para do të jenë gati në muajin dhjetor.

Bota Shendetësi Lajme SHBA vaksine SHBA vaksinim plan BABAGJYSHET

EMISIONET