Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu thotë se sasia prej 320 mijë doza vaksinash gripi, e siguruar nga Minsitria e Shëndetësisë, është e pakët.

Sipas tij, qeveria ka bërë një detyrë elementare dhe duhet të falenderojë opozitën që e kërkoi prej disa mujash këtë gjë.

Ai u kërkon autoriteteve, që të sqarojë origjinën e prodhimit të kësaj vaksine.

Postimi i Shehut në Facebook

Mos hidhni fishekzjarre, Qeveria nuk ka realizuar ndonje mrekulli me ardhjen e nje sasie vaksinash Gripi!

Kjo eshte vetem nje pjese e kesaj detyre elementare te qeverise, vecanerisht ne kete periudhe epidemie.

Ne radhe te pare Qeveria duhet te falenderoje Opoziten qe ishim te paret prej disa muajsh duke kerkuar kete gje.

Nga ana tjeter jemi shume larg asaj qe duhet bere:

–Ministria e Shendetesise deklaron per fillimin e ardhjes me transhe te 320 mije dozave, gje qe se pari duhet te sqaroje se per sa kohe behet fjale deri ne realizimin e kesaj shifre.

–Se dyti insistimi i yne e nevojat e ketij viti te vecante kur menaxhimi anti Covid, gjendja e sistemit shendetesor e pasojat e kesaj jane ne nivele te rrezikeshme ne vendin tone, ishte e eshte sigurimi gratis i ketij vaksinimi per te gjithe popullesine, ashtu si po ndodh ne shumicen e vendeve te zhvilluara.

320 mije doza jane shume pak, edhe duke mos llogaritur diapazonin kohor te arritjes.

Kjo te con ne nje pyetje, po pjesa tjeter e popullesise cfare do te beje, do te lihet e zbuluar, kur dhe kerkesat nga qytetaret jane te medha?

–Se treti Ministria duhet te skjaroje origjinen e prodhimit te kesaj vaksine, te faktit nese ajo eshte e certifikuar ne vendet e BE dhe a mund te qarkulloje ne ata apo te tjere qe operojne nen EMA a FDA, sic ishte vitin e kaluar ne terresi e kete vit me ato ne ardhje per tregun tone privat?