Në një lidhje direkte për emisionin “Tempora” në RTV Ora, eksperti i shëndetit public, Dr. Erjon Dasho është shprehur se, qeveria shqiptare është treguar e paaftë për të siguruar vaksinën në kohën kur duhej të vepronte, ndërsa fajësimin e kryeministrit Edi Rama për BE-në, ai e quajti një “luftë donkishoteske”.

Nëse do të shohim si është situate e vaksinimit sot, lufta që ka hapur kryeministri me Europën është një luftë “donkishoteske” për mendimin tim dhe ai fajëson Europën por fajin duhet ta shohë te vetja.

Në 11 vende që janë më mire me vaksinimin, nga numri në raport me popullatën, Izraeli po i afrohet 1/3-ës. Ka 28.5% sot të imunizuar. Ajo që të bën përshtypje, të paktën 4 vende, Lituani, Sllovenia, Malta, Bahreini janë shtete me popullsi më të vogël se Shqipëria. Pra, nuk ka justifikim që ne të themi jemi vend I vogël dhe nuk kemi hyrë në lojë. Ne kemi qenë vend I paaftë. Në kohën kur, të paktën ne që jemi në studio, por edhe shumë kolegë tanët në Shqipëri dhe në botë, që në verë i kanë qeverisë, ministrisë dhe Komitetit duhet të hysh në lojë për të siguruar kontrata.

Atëherë, të gjithë këto vende që siguruan kontrata, natyrisht ne nuk mund të konkurojmë me vendin prodhues që është SHBA, nuk mund të konkurojmë me Mbretërinë e Bashkuar, por ti e ke plotësisht të mundur të jesh vizionar dhe të hysh në lojë.  Ti je vend që ke nevojë për shumë pak vaksina, ti nuk ke nevojë ta lesh deri në dhjetor përpjekjen tënde si shtet për të siguruar vaksinën“, tha ndër të tjera Dasho.

Situata me vaksinimin në disa shtet