Angela Merkel tha se ishte e shqetësuar për ritmin e ngadaltë të diskutimeve mbi aksesin e vendeve të varfra në vaksinën anti-Covid.

Duke folur para gazetarëve në fund të samitit virtual të G20, kancelarja gjermane tha:

“Tani do të shohim me Aleancën Gavi kur të fillojnë këto negociata, sepse kam frikë se nuk keni bërë akoma asgjë”.

Aleanca Gavi bashkon vendet në zhvillim, , organizatat ndërkombëtare si OBSH dhe Banka Botërore dhe subjektet private, për të siguruar vaksinat për vendet e varfra.

Komentet e saj vijnë ndërsa SH.B.A.-të njoftuan se disa amerikanë mund të vaksinohen që në 11 dhjetor.