Vaksina anticovid, Vasili shtron pyetjen: Cila është strategjia për zgjerimin e gamës së vaksinimit?

Vaksina anticovid, Vasili shtron pyetjen: Cila është strategjia

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një intervistë për Ora News ka reaguar në lidhje me çështjen e mbërritjes së vaksinës anticovid në Shqipëri.

Vasili akuzoi qeverinë se nuk investon ekonomikisht për vaksinën, duke e komentuar qëndrimin e saj si të ftohtë.

Vasili: Çështja e vaksinës e kanë orientuar në një organizëm tradicional të Ecovacit, i cili ka lindur para 10-12 vitesh. Është një lehtësues për të marrë vaksinë. Në këto raste strategjitë e vaksinave janë strategji të drejtpërdrejta. Komunikimi i drejtpërdrejtë me kompanitë e mëdha. Vendosja e kaparit që sapo të dalë vaksina ta marrim.

Në këtë drejtim qeveria ka zgjedhur këtë qasje pasive, të ftohtë dhe unë jam i bindur që në këtë pikë duhet të qëndrojmë fort të skenari i parë, përballimi i përditshmërisë, sepse nuk jam nga ata optimistë që shikoj se vaksina në Shqipëri do të vijë shpejt. Për hir të këtij mekanizmi dhe për hir se të tjerët janë shumë agresivë në këtë drejtim, kanë marrë këtë drejtim dhe i kanë nxjerrë lekët nga xhepi, nuk ia kanë dhënë inceneratorëve.

Ndërkohë nënkryetari i LSI ka shtuar se nuk ka një strategji për zgjerimin e shtresës së popullsisë që do të vaksinohet.

Lajmet janë të mira, por vaksina ende nuk është në treg. Pfizer që u bë publik, që edhe burimet shkencore bëjnë me dije se është një vaksinë e mirë, ndërkohë që po punojnë edhe grupe të tjera të mëdha shkencore që po e prodhojnë, por çështja qëndron se shqiptarët duhet të jenë të prerë.

Në kohën që vaksina del në treg, në mënyrën me minimale dhe të shkurtër, veçanërisht shtresat vunerabël duhet ta kenë. Ju dini që është bërë për 20% të popullsisë.

Cila është strategjia për ta zgjeruar gamën e vaksinimit për të mbrojtur një shtresë më të gjerë të popullatës? Çfarë ndodh në këtë rast? Ka disa pyetje që nuk marrin përgjigje, për shkak të parave. Sepse aty ku duhen para, qeveri mbledh dorën.

Intervista në studio me gazetarin Leftion Peristeri, përgatiti për online Tea Islamaj.

Vendi Lajme petrit vasili vaksina anticovid Aktualitet leftion peristeri

EMISIONET