Vaksina anticovid, Çela: Njerëzit nuk duhet të frikësohen, vaksina do të jetë efikase 95%

Vaksina anticovid, Çela: Njerëzit nuk duhet të frikësohen,

Doktor Sulejman Çela në një intervistë për Ora News ka folur në lidhje me daljen e përdorim të vaksinës anticovid, teksa ka kërkuar qetësimin e qytetarëve.

Çela ka thënë se vaksina është studiuar mirë nga shkencëtarët dhe nuk do të ketë asnjë gjë për t'u frikësuar nga vaksina. Ai ka shtuar gjithashtu se beson te efikasiteti që do të ketë vaksina.

Çela: Mjekësia është shkencë dhe njerëzit besojnë te ajo. Ndaj nuk duhet të frikësohen që te vaksina mund të ketë ndonjë çip apo ndonjë gjë të tillë që është e pamundur. Duhet të besojnë te shkenca dhe te shkencëtarët, sepse ne vaksinohemi dhe do të vazhdojmë të vaksinohemi me vaksina të tjera të cilat po të njëjtët shkencëtarë i kanë zbuluar.

Gjëja e parë në mjekësi është që të mos dëmtosh, kështu që nuk besoj se dikush ka ide që të rrezikojë shëndetin e dikujt. Kjo është zbuluar dhe kalkuluar në mënyrë shumë intensive duke pasur parasysh atmosferën që krijoi në botë që pushoi së funksionuari. Ishte e nevojshme që të bëheshin hulumtime më të shpejta dhe që vaksina të mos dëmtojë njerëzit që do ta marrin atë.

Vaksina do të jetë shumë efikase në 95% dhe do të shohim në vijim nëse do të ketë ndonjë efekt anësor, por shpresoj që ekspertët t'i kenë studiuar që të mos kemi ndonjë surprizë.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.

Vendi Lajme Aktualitet matilda mcini sulejman çela vaksina aticovid

EMISIONET