Shkencëtarët rusë kanë botuar raportin e parë mbi vaksinën e tyre të koronavirusit, duke thënë se testet e hershme treguan shenja të një përgjigje imune.

Raporti i botuar nga revista mjekësore The Lancet tha se çdo pjesëmarrës zhvilloi antitrupa për të luftuar virusin dhe nuk kishte efekte anësore serioze.

Rusia është vendi i parë që licensoi vaksinën për përdorim para se të dhënat të ishin botuar.
Ekspertët thanë se provat ishin shumë të vogla për të provuar efektivitetin dhe sigurinë.
Mirëpo, së fundmi Moska i ka publikuar ato si një përgjigje për të  gjithë kritikët.
Muajin e kaluar, Presidenti Vladimir Putin tha se vaksina kishte kaluar të gjitha kontrollet e kërkuara dhe se një nga vajzat e tij kishte bërë vaksinën dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Çfarë thotë raporti?

Sipas raportit dy prova të vaksinës, të quajtur Sputnik-V, u kryen midis qershorit dhe korrikut raporton gazeta Lancet. Secila vaksinë përfshiu 38 vullnetarë të shëndetshëm të cilëve i’u dha një dozë e vaksinës dhe më pas një vaksinë përforcuese tre javë më vonë.  

Pjesëmarrësit ishin midis moshës  18 dhe 60. Ata u monitoruan për 42 ditë dhe të gjithë ata zhvilluan antitrupa brenda tre javësh. Ndër efektet anësore më të zakonshme ishin dhimbjet e kokës dhe dhimbjet e kyçeve.

Provat ishin me etiketa të hapura dhe jo të rastësishme, që do të thotë se nuk kishte placebo dhe vullnetarët ishin të vetëdijshëm se po merrnin vaksinën.

“Provat e mëdha, afatgjata, duke përfshirë një krahasim me placebo, dhe monitorim të mëtejshëm janë të nevojshme për të vendosur sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të vaksinës për parandalimin e infeksionit Covid-19- thotë raporti.