Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka njoftuar se do të mblidhet ditën e enjte për të shqyrtuar kandidaturat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

Për vakancën e parakohshme të shpallur nga Presidenti Ilir Meta , do të shqyrtohet procedura e kandidaturës së Aldona Sylaj, Ardita Buna (Alsula) dhe Shaqir Hasanaj.

Gjatë zhvillimet të mbledhjeve të KED-së është vendosur që të marrë pjesë vetem nga një përfaqësues nga secili institucion për shkak të masave anticovid.