Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona pati shumë zhvillime familjare ku të përfshirë janë dy vajzat, ish e dashura, motra e ish lojtarit dhe avokati i tij, Matias Mora dhe gjithmonë debate behet për pasurinë që la por dhe të drejtat e imazhit.

Në një intervistë të fundit, Mora ka hedhur akuza të rënda ndaj dy vajzave të ish yllit të futbollit, Dalma dhe Giannina të cilat kanë nisur një betejë ligjore ndaj tij për mashtrim, shfrytëzim dhe braktisjen e babait të tyre.

“Maradona u braktis dhe kjo është e qartë. Ai vdiq vetëm, përveç motrave me të cilat fliste çdo ditë dhe (ish-të dashurës së tij) Veronica Ojeda, e cila shkoi ta takonte me Dieguito Fernando, djalin e tij,” tha Morla për America TV në një intervistë së fundmi.

Përplasja mes tyre u bë më e ashpër që kur vajzat kërkuan një hetim në lidhje me përdorimin e markës Maradona nga një kompani e quajtur Sattvica që është në pronësi të Morla dhe tani ato e akuzojnë për mashtrim, tradhti e abuzim në menaxhimin e të drejtave të imazhit të Legjendës Maradona por avokati e thotë hapur se gjithçka nga ato bëhet vetëm për para dhe jo sepse donin babain e tyre.

“Dalma dhe Giannina nuk më pëlqejnë mua sepse në 2014 u morëm kartat e kreditit atyre. Unë jam njeri i keq për një pjesë të trashëgimtarëve. Për Drejtësinë, jo, për një pjesë të madhe të njerëzve, jo. E gjithë kjo që kam kaluar ishte shumë e trishtuar për mua Mos harroni se për mua, kur Diego vdes, gjysma ime vdes. A nuk e keni parë përse Diego i hoqi vajzat nga testamenti, përse nuk u shkoi në dasmë?” deklaroi Mora në një intervistë të gjatë ku u përpoq të shpjegonte raportet e vështira që kishte ish Topi i Artë me vajzat që tani I janë kthyer kundër.