16:37 – Policia e Kamzës sqaron lajmin e publikuar pak minuta më parë që fliste për një pengmarrje të mundshme të një vajze.
Sipas policisë, në orën 14:20, ka mbërritur një telefonatë në sallën operative, e cila denonconte marrje me forcë në një makinë të një vajze.
Uniformat blu sqarojnë se, nga verifikimet e e deritanishme denoncimi nuk rezulton i vërtetë. As në polici nuk është bërë ndonjë denoncim i tillë.
16:08 – Një telefonat ka mbërritur në Komisariatin e Policisë nr. 5 në Kamzë nga një qytetar, i cili ka parë se një vajzë e cilëa është futur me dhunë, pa dëshirën e saj, në makinë dhe më pas automjeti është larguar.
Telefonata e qytetarit ka alarmuar policinë, e cila, ka shpërndarë disa patrulla në terren.
Burime për Ora News nga uniformat blu theksojnë se, pritet të verifikohen kamerat në zonë për të kuptuar çfarë ka ndodhur.
Akoma mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një pengmarrje ose jo.