Një 20-vjeçare ka ndërruar jetë pas një përdhunimi çnjerëzor nga katër burra në Indi.

Burrat e sulmuan vajzën e re më 14 shtator, pranë shtëpisë së saj në rajonin e Hathras, rreth 60 milje larg nga Delhi.

Viktima ishte në gjendje të rëndë që prej përdhunimit që e la të paralizuar me shpinë kurrizore të thyer.

Vajza po mblidhte bar pranë shtëpisë së saj në momentin që u tërhoq në një fushë drithi nga sulmuesit, ku u përdhunua barbarisht.

Vëllai i saj tregoi për mediat: “Nëna motra dhe vëllai i madh shkuam në fushë për të mbledhur bar. Në fund kishin mbetur në fushë vetëm nëna dhe motra. Dy femrat ishin pak larg nga njëra tjetra, kur katër a pesë vetë erdhën nga prapa dhe lidhën shallin e motrës time në qafë dhe e tërhoqën në fushën e bajra (lloj drithi). “Nëna ime e kuptoi që ajo ishte zhdukur dhe shkoi ta kërkonte. Motra ime u gjet pa ndjenja. Ata e kishin përdhunuar. Policia nuk veproi fillimisht, ata nuk na ndihmuan. Vepruan vetëm pas katër-pesë ditësh”

Katër sulmuesit janë arrestuar dhe tashmë do të akuzohen për vrasje, përveç përdhunimit.

 “Të katërt të akuzuarit janë arrestuar. Familjes së viktimës i është dhënë mbështetje financiare prej Rs 10 lakh (€13,000), tha gjykatësi i Hathras.