I ftuar në Ora Sport, mesfushori Myrto Uzuni foli për ambicien e tij në kombëtaren shqiptare.

Ai u shpreh se nuk do që të qëndrojë thjesht në stol por të lërë një gjurmë në historinë e skuadrës kuqezi.

Uzuni: Unë jam mesfushor i majtë, pas sulmuesit. Kam luajtur gjithë jetën dhe aty luaj më mirë. Ftesa e kombëtares është një ftesë e veçantë por nuk dua të qëndroj në stol. Dua që të lë gjurmë në skuadrën kombëtare.