Do të nisë këtë fundjavë në Romë operacioni “Igea” i organizuar nga Ministria Italiane e Mbrojtjes, i cili do të kryejë në rrugët e kryeqytetit italian tamponë për të testuar përhapjen e koronavirusit.

1400 trupa ushtarake të organizuara në 200 ekipe do të kryejnë rreth 30 mijë tamponë në ditë në vende të caktuar të emërtuar “Drive- through”.

Popullsia e zonave apo e lagjeve të caktuar romane do të informhet 24-48 orë parapakrisht për t’u paraqitur me vullnetin e tyre. Ekipet ushtrakae do të përbëhen nga 1 mjek, 2 infermierë, 2 shoferë, 2 forca policie për të garantuar zhvillimin korrekt e në qetësi të procesit të testimit të popullsisë nëpërmjet tamponeve.

Brenda muajit tetor Ministria e Mbrojtes do të vërë në dispozicion 12 laboratorë analizash të ushtrisë Italiane, dy prej të cilëve do të jenë gati që këtë fundjavë.

Çdo laborator do të jetë në gjendje të analizojë 19 mijë tamponë në javë.

Ministri italian i Mbrojtjes, Lorenzo Guerrini ka deklaruar se “Ushtria italiane që prej nisjes së emergjencës kombëtare ka vënë në dispozicion të gjitha aftësitë dhe mjetet e saj. Mjekësia ushtarake me specialitetet në fushën shkencore e mjekësore ka dëshmuar rëndësinë e vlerën e  saj strategjike në mbështetjen e bashkëpunimin me Minsitrinë e Shëndetësisë për të garantuar një kontroll më kapilar në territor”, është shprehur ai.