Profesor Trabucco- Një shtet që nuk garanton lirinë fetare nuk është një shtet plotësisht i lirë e pezullimi totalisht i lirisë kushtetuese të ushtrimit të besimit fetar të çdo lloj feje në emër të së drejtës së shëndetit nuk mund të bëhet pa i garantuar të paktën minimalisht këtë të drejtë. Ka një dhunim të qartë të kësaj të drejte e sidomos në këtë moment të vështirë e është një akt jo demokratik. E ky vend që e kryen këtë është një vend jo i pjekur sa duhet.

Profesor Trabucco– Unë mendoj se mbi thirrjen e Këshillit Suprem të Mbrojtës nga ana e Presidentit të Republikës ka alarmime të tepërt e një rrëfim konspirativ pas tij. Këshilli Suprem i Mbrojtjes është një organ kostitcuional i rëndësishëm, i disiplinuar nga Kushtetuta e që ka një funksion e rol të tij që është mbështetës për kreun e qeverisë që është dhe kreu i forcave të armatosura e që mund t’i ndihmojë dhe në urdhrin e masave të marra për të përballuar emergjencën shëndetësore e që mund të shkaktoj dhe rrëmuja e tensione sociale siç kemi parë gjatë këtyre ditëve në Itali madje dhe të dhunshme. Unë nuk e shoh se axhenda me pikën e parë emergjencën shëndetësore nuk e shoh si interpretim se ushtria do të jetë kundër popullit, është absolutisht jodemokratik një mendim i tillë.

Është një pikë e rendit të ditës që do të vlerësoj praninë e ushtrisë në rrugë për të respektuar masat antiCovid por jo është absurde të mendohet se ushtria do të jetë në rrugë kundër popullit, e uroj të evitohen interpretime të tilla.

Profesor Trabucco- Të stabilizosh nëse këto masa janë kushtetuese duhet ta vendosi Gjykata Kushtetuese. Deri sa nuk ngrihen çështje që vënë në diskutim ligjshmërinë e dekreteve qeveritare e akteve administrative, normativa është në fuqi e prodhon efektet e saj e vetëm Gjykata Kushtetuese me anëtarësi të plotë mund të analizoj vlefshmërinë e tyre. Në një Republikë parlamentare sic është Italia dhe Shqipëria, roli i parlamentit, është qendror, është thelbësor. E parlamenti është jo vetëm titullari i funksionit legjislativ, por dhe inspektiv, kontrollues ndaj punës së qeverisë. Që prej muajit shkurt pra nisjes së pandemisë në Itali kemi jetuar margjinizimin e rolit të parlamentit e këtu nis dhe kriticizmi i parë ndaj këtyre dekreteve. Pasi problemi i parë është roli i parlamentit që është përfaqësuesi i një trupi elektoral në këtë gjendje të jashtëzakonshme e emergjence globale. Pra në një Republikë parlamentare.

Organi më përfaqësues i saj siç është parlamenti me ligjshmëri legjislativ nuk ka një rol protagonist e kyç në këtë situatë të jashtëzakonshme. Zëri im kritik është mbi mënyrat se si qeveria ka menaxhuar këtë krizë. Nëse nga njëra anë është e drejtë që qeveria të përdor instrumentin e saj të vetëm për të përballuar këtë moment, pra që janë dekret ligjet, nuk duhet të abuzoj me to. Draft ligjet duhet të jenë homogjene e me masa që duhen aplikuar urgjentisht e pikërisht për këtë situatë të jashtëzakonshme që po kalojmë. Por gjendemi përballë drafte ligjore me dispozita që nuk aplikohen menjëherë e me akte administrative në formë dekreti të firmosura nga kryeministri.

Pra për shembull mbyllja në ora 18.00 i aktiviteteve tregtare e përcakton dekreti qeveritar e jo draft ligji. e në këtë mënyrë limiton të tregtarin të ushtrojë të drejtën e sipërmarrjes, Pra ajo që kritikoj është raporti mes një draft ligji e dekreteve qeveritare. Rrezikshmëria qëndron se dekretet e kryeministrit të firmosura vetëm nga ai edhe në rast se draft ligji miratohet nga Parlamenti kapërcejnë rrethin politik e parlamenti nuk ka fuqi të ndikoj më mbi to e si rrjedhë Kryeministri e në këtë rast vetëm ai e jo e gjithë qeveria pasi dekreti është firmosur vetëm nga ai merr një fuqia më të gjerë e nuk ka ndaj tyre më asnjë kontroll mbi legjitimitetin e tyre.

Prandaj pyes a është e drejtë në një demokraci parlamentare një sjellje e tillë pra që parlamenti nuk ka një zë të tij në këto dekrete?

Profesor Trabuzzo- E vërtetë, pra nuk kemi më kontroll paraprak por mundet t’i vëmë në diskutim këto masa vetëm me një kontroll kushtetues. Mendoj se në një vend demokratik demokracia është një vlerë e jo një procedurë. Pasi ekziston rreziku që demokracia shndërrohet në një procedurë në një diçka formale.

Në emër të procedurës të drejtat mund të përdoren duke i transformuar në diçka brutale., të rrezikshme. Siç ndodhi më 1933 me Hitlerin, Ai mori fuqinë në mënyrë procedurale legale. E duhet patur kujdes në këtë.

Profesro Trabucco- Po ekziston një rrezik i tillë, pasi emergjenca shëndetësore në krahasim me tipet e tjera të emergjencës si ajo e fatkeqësive natyrore prek diçka të rëndësishme tek njerëzit siç është jeta. Askush nuk kërkon të vdes e kur ka një emergjencë që ka të bëj me shëndetin , është gjëja më normale të kërkoj të mbijetoj. E në vendet me demokraci të brishtë ky fakt mund të përdoret si pretekst për mënyra autoritare. Demokracia në vetvete nuk është një antikorp kundër transformimit autoritare Gjithçka varet nga ai që ka në dorë pushtetin. Dikush mund të bëhet autoritar dhe duke përdorur demokracinë. Në 1933 kur Hitler mori pushtetin në Gjermani e bëri në respekt të plotë të ligjshmërisë së Kushtetutës së 1919, Nuk pati as grusht shtetit. E kushtetuta gjermane e 1919 qe në fuqi deri më 1945, pra dhe gjatë Luftës së dytë Botërore. Pra Kushtetuta e Demokracia në vetvete nuk të mbrojnë nga rrugët autoritare , por është aftësia e përgjegjësia e njerëzve që i mbrojnë të evitojnë këto transformime. E në emër të kësaj lirie masat e sotme anticovid ndalojnë dhe të drejtën e ushtrimit të besimit fetar.

Po ju citoj  Profesor “as dhe në luftë nuk është ndaluar e drejta e besimit”. Një koment tuajin dhe pse e ka jetuar diktaturën komuniste ku na ishte ndaluar të shkonim në kisha e xhamia. 

Profesor Trabucco- Një shtet që nuk garanton lirinë fetare nuk është një shtet plotësisht i lirë e pezullimi totalisht i lirisë kushtetuese të ushtrimit të besimit fetar të çdo lloj feje në emër të së drejtës së shëndetit nuk mund të bëhet pa i garantuar të paktën minimalisht këtë të drejtë. Ka një dhunim të qartë të kësaj të drejte e sidomos në këtë moment të vështirë e është një akt jo demokratik. E ky vend që e kryen këtë është një vend jo i pjekur sa duhet.