Pas tërheqjes nga atletika, njeriu më I shpejtë në botë Usain Bolt iu përkushtua karrierës së tij si futbollist.

Por kjo duket se nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar. Bolt tha se skuadra e Central Coast Mariners në Australi nuk i kishte ofruar një kontratë për futbollin profesionist.

Pavarësisht se shënoi dy gola gjatë një ndeshje miqësore, Bolt nuk arriti të firmoste një kontratë me një klub profesionist.

Menjëherë ai tentoi të nënshkruante me skuadrën e Maltesse por që të dy palët nuk arritën akordin. Tashmë që njeriu i rekordeve të shpejtësisë është larguar nga jeta e sportit dhe i është përkushtuar jetës si baba, xhamaikani shprehet se rrugëtimi i tij drejt futbollit nuk shkkoi ashtu sic kishte dashur.

“Mendoj se nuk pata një shank të mirë. Nuk më shkoi ashtu sic e kisha menduar por do të ishte një sport ku unë do të shkëlqeja. E kam pasion futbollin por tashmë ajo që iku nuk kthehet më” – tha bolt për Wide World Sport.

Si tifoz i Manchester united, Bolt ka luajtur disa ndeshje miqësore me fanellën e djajve të kuq para disa vitesh ku shpresonte që ekipi t’I siguronte një vend.