Usaid/Albania ka dorëzuar ditën e sotme (25korrik), 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane në vendit tonë, njofton se kjo ndihmë është si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19, dhe se SHBA ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarësh ndihmë me qëllimin për të luftuar pandeminë.

Postimi i Ambasadës Amerikanë në Facebook

”Usaid dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë.”

Në 24 orët e fundit në vend, u shënuan 6 viktima nga Covid-19, dhe u regjistruan 117 raste të reja.