Shërbimi i ndihmës së shpejtë në Britani testoi kostumin fluturues që mund të përdoret për të arritur në zonat më të thella të vendeve malore.

Kostumi i parë jet në botë, i veshur nga një punonjë i ndihmës së shpejtë mund të arrije në terrenin malor të Lake District në Mbretërinë e Bashkuar me nje shpejtesi marramendese.

Duke përdorur kostumin e avionit me 1050 kuaj fuqi, një ngjitje qe zakonisht merr 25 minuta u zvogëlua në një fluturim që zgjati vetëm 90 sekonda.

Kjo u be e ditur pak dite me pare nga Shërbimi i Ambulancave Ajrore te Veriut te Britanise se Madhe (GNAAS), i cili bashkëpunoi në nje projekt ambicioz me prodhuesin e kostumeve jet (kostumet fluturuese) me Gravity Industries.
Kostumi jet pritet te sjellë një ndryshim të jashtezakonshem duke pasur parasysh veshtiresite gjeografike te kesaj zone ne Britani te Madhe, e cila eshte e populluar nga alpinistët e ndryshem.

“Ne mendojmë se kjo teknologji mund të lejojë ekipin tonë të arrijë disa pacientë shumë më shpejt se kurrë më parë,” tha Andy Mawson, drejtori i operacioneve në GNAAS.

“Në shumë raste kjo do të lehtësonte vuajtjet e pacientit. Në disa raste, kjo do të shpëtonte jetën e tyre.”

GNAAS dhe Gravity Industries ishin në bisedime për një vit përpara stërvitjes së planifikuar, e cila u zhvillua në 15 Shtator.

Testi u krye në Langdale Pikes, me themeluesin e Gravity Industries Richard Browning duke fluturuar nga fundi i luginës në një vend të simuluar të viktimave në lartësi më të larta.

Një sit i trashëgimisë boterore i mbrojtur nga UNESCO, Lake District është zona e disa majave më të larta të Anglisë.

Mawson mendonte se rajoni, i vendosur në Anglinë veriore, do të ishte një vend i mirë për provën pas analizimit të të dhënave të thirrjeve emergjente qe vinin nga paciente rezidente ne zonat e thella malore.

“Ai tregoi se ka dhjetëra pacientë qe kerkojnë ndihmë çdo muaj brenda këtij territori, relativisht të vogël ” tha Mawson.

“Ne mund ta kuptonim nevojën si fillim por ajo që nuk e dinim me siguri ishte se si do të funksiononte kjo në praktikë. Epo tani e kemi parë nga afër dhe është, sinqerisht, e mrekullueshme.”

Mawson beson se kostumi jet ka potencial të madh të jetë një burim shtesë në ofrimin e kujdesit kritik në zonat e largëta malore.

Browning tha se bashkëpunimi ishte një përvojë “e mrekullueshme”.
“Ne thjesht po testojmë sipërfaqen për sa i përket asaj që është e mundur të arrihet me teknologjinë tonë,” tha Browning.

“Përgjigja ndaj urgjencës është një nga fushat që kompania Gravity po ndjek në mënyrë aktive.”

Browning publikoi shpikjen e kostumit fluturues ne CNN në vitin 2018.
Ai e ndërtoi atë duke përdorur pjesë të printuara nga printera 3D, elektronikë të specializuar si dhe pesë motorë avionësh.

Pasi ta keni veshur kostumin fluturues dhe të keni mesuar si përdoret do të mund të fluturoni me shpejtësi prej 32 milje në orë dhe të ngjiteni në lartësi prej 12,000 metrash, raportoi CNN në atë kohë.