Transporti qytetas ka filluar prej disa kohësh në kryeqytetet. Ajo që vihet re është se në disa raste nuk zbatohen masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, përsa i përket mbajtjes së maskave apo mbajtjes së distancës në ambientet e autobuzëve qytetas.

Sipas qytetarëve që frekuentojnë këto autobuzë, masat e vendosura nuk zbatohen nga të gjithë. Sidomos të rinjtë, i neglizhojnë këto masa.

Është vënë re se edhe pse udhëtarët në urbana janë të pajisur me masa, ato nuk i përdorin si duhet. Konkretisht nuk mbulojnë  hundën dhe gojën, ashtu siç mjekët dhe specialistët e shëndetit apelojnë.

Udhëtarët ankohen se problematike shfaqet edhe mungesa e dezinfektimit të ambienteve të autobuzëve urbanë. Kjo gjë sigurisht ndikon apo rrezikon shëndetin e kujdo udhëtari që përdor pikërisht linjën e transportit publik.

Kur u vendos mes Bashkisë së Tiranës dhe Shoqatës së Transportit Qytetas  që do të fillonte lëvizja e urbanëve qytetas ishte  pikërisht policia bashkiake ajo e cila do të kontollojnë ambientet e brendshme të urbanëve për të parë nëse zbatohen masat nga ana e udhëtarëve apo jo.

 Siç e kanë deklaruar në fillim do të kishte penalitete me gjobë për të gjithë ato që nuk zbatojnë masat por nga ajo që deklarojnë udhëtarët, ato nuk kanë vërejtur asnjë polic bashkiakë që ka kontrolluar zbatimin e këtyre masave.

As autobusët nuk bëjnë dezinfektimin e ambienteve të brendshme dhe kjo gjë nuk kontrollohet nga bashkia. Vazhdimisht është raportuar shqetësimi por bashkia reklamon një realitet që nuk ekziston. Për këtë bashkisë i mjafton një foto e bukur.