Gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u pyet edhe mbi situatën në shërbimin urban të kryeqytetit ku nuk respektohet asnjë masë.

Sipas saj, hipja në urban është zgjidhje personale dhe askush nuk është i detyruar ta marrë, duke nënvlerësuar faktin se me mijëra qytetarë shkojnë në punë përmes këtij shërbimi.

Mira Rakacolli: Për kontrollet në urbane, vijojnë të bëhen. Gjithsesi zgjedhja është personale. Nuk arrihet suksesi me forcë. Nuk të detyron njeri të hipësh në urban, kur shihet që është plot nuk hipet. E kuptojmë që njerëzit nxitojnë të kapin oraret e punës, por që duhet të kujdesemi për vetën dhe familjarët. Gjithsesi, inspektoriati është duke punuar.

Lexo edhe:

Nuk ndryshon “Ora policore”, mbyllemi në 20:00, universitetet e gjimnazet në zonat e kuqe vijojnë online