Kushdo që kalon nga Rruga e Kombit, mund të mos ketë më mundësi të shohë me sy të lirë, urën e jashtëzakonshme me harqe të mëdha, në Milot.

Reshjet e fundit të shiut, kanë dëmtuar edhe më tej një ndër Momumentet më të rëndësishme të kulturës në rajonin verilindor të vendit, Urën e Zogut.

Një nga këmbët e urës është fundosur në lumin e Matit me rreth 2 metra, ndërsa pothuajse i gjithë Monumenti me harqe ka lëvizur.

Harresa e shteti përballë këtij monumenti, për ish kryeministrin Sali Berisha, përkthehet me urrejtjen që ka kryeministri Edi Rama për veriun e vendit.

“Urrejtja atërore e Edvinit për çdo gjë të Veriut le në shkatërrim Urën e Zogut.

Kjo kryeveper e inxhinierise dhe arkitektures, perle e veprave te ndertimit ne Shqiperi, e ndertuar ne vitin 1927 dhe e shpallur monument kulture ne vitin 1999 po lihet te shembet me qellim vetem dhe vetem se mban emrin Ura e Zogut dhe se vendoset ne zonen e vendit qe urren Edvin Kristaq Zografi.

Denoj me forcen me te madhe albanofobine ndaj Veriut te vendit te Edvin Kristaq Zografit dhe bandes se tij antishqiptare”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit digjital.

“Mirembrëma I Nderuar Dr Berisha! Uroj të jeni mirë familjarisht. Këto fotot që të solla tregojnë papërgjegjshmërinë e institucioneve përgjegjëse që nuk e pranojnë katandisjen e kësaj ure të ndërtuar në vitin 1927 dhe të shpallur monument kulture në vitin 1999, pra këtu nuk jemi as në afganistan e as në kabul por në Shqipëri tek Ura e Matit(Zogut) aty ku ndan Pllanën me Milotin. Kjo gjë ndodh kurdo por jo kur të merren masat e nevojshme të parandalimit të kësaj shkëputjeje të këmbëve të urës dhe pjesa e asfaltit është kthyer dhe ka lëshuar bark, e kjo vjen pas reshjeve të shumtave shiu ku nuk kanë të kalojnë veç se të shkaktojnë përmbytje,ndotje dhe sigurisht shkatërrim të kësaj vepre që në harkun e pak ditëve po ikën me hyzmetin që po i bën pushteti vendor & qëndror i rilindjes! Ju lutem që ta postoni pasi e pashë të arsyeshme të jua përcjell ju si një zë i fuqishëm i ngritjes së problematikave të Shqiptarëve. Respekte dhe Mirënjohje për Juve”.

Ura daton që nga viti 1927, ndërsa që prej vitit 1999 është Monument Kulture.

Lexo edhe:

“Miss Ballkani 2001″në pikën kritike, Ura e Zogut është dëmtuar prej vitesh