Reperi i njohur Kosovar është gjobitur nga policia pasi ka thyer rregullat.

Nëpërmjet një InstaStory në llogarinë e tij ai tregon se bëhet fjalë për 40 euro si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë.

Postimin e tij e ka shoqëruar me një këngë të huaj dedikuar policisë.

Në postimet në vijim reperi u shfaq duke shkuar menjëherë të paguajë, ndërsa përçoi edhe një mesazh për të gjithë fansat.

“Respektojeni ligjin në Kosovë, paguani faturat sepse në Europë e keni patjetër”- ka shkruar ai.