Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Të shqetësuar nga situata në mjediset e TV Ora dhe klima e punës së gazetarëve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Të shqetësuar nga situata

Përmes një postimi në Facebook, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reguar duke shprehur shqetësimin për sulmin ndaj RTV Ora.

UGSH shkruan se ditën e sotme do të mbajë një qëndrim rreth situatës dhe pasojat që sjell mbi punën e gazetarëve të Orës.

“UGSH i shqetësuar nga situata ne mjediset e TV Ora dhe klima e punes se gazetareve te këtij televizioni. Gazetare te redaksive te Ora TV kane qëndruar sot ne studiot e televizionit, gjate transmetimeve me simbolin e shenjës se gojekyçjes. Ka qene kjo forma e demonstrimit te qendrimit refuzues dhe protestes ndaj prezences se trupave policore te armatosura, ne mjediset e kesaj medieje.

Unioni i Gazetareve Shqiptare po ndjek me vemendje te gjithe situaten e krijuar me stafet redaksionale dhe ne veçanti me gazetaret e kesaj medieje audiovizive, pas aktit te sekuestros qe shpalli SPAK, ndaj pronave te pronarit te televizionit. UGSH do te kete diten e neserme nje qendrim rreth situates dhe pasojave qe sjell mbi punen dhe veprimtarine e gazetareve te kesaj medieje, akti juridik i SPAK si dhe mbi ecurine e metejshme te kesaj medieje informative.”

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News

Vendi Lajme Aktualitet TV Ora sulmi ndaj rtv ora dhe ora news UGSH shqetesuar

EMISIONET