Në një reagim të shkurtër në ditën e katërt të protestave në Shqipëri, UNICEF ka shprehur shqetësimin e tyre mbi dhunën e ushtruar, si dhe rrezikun e ekspozimit ndaj Covid-19 që fëmijët dhe të rinjtë kanë patur gjatë protestave në Tiranë dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

UNICEF i bën thirrje gjithë shoqërisë të mbështesë të drejtën e fëmijëve të parashikuar në Konventën e të Drejtës së Fëmijëve për lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të sigurohen që ata fëmijë që vendosen në kontakt me ligjin duhet të marrin në kohë trajtimin dhe mbështetjen e duhur, përmes procedurave të përshtatshme për të mitur.

UNICEF nxit të gjithë shoqërinë që të respektojë masat themelore të sigurisë për Covid-19 dhe të gjithë protestuesit që marrin pjesë në protestë ta bëjnë këtë ngjarje paqësore dhe jo të dhunshme “- shkruhet në deklaratë.