Shpenzimeve për rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, rrethrrotullimi shqiponja do ti shtohet dhe një tjetër fond.

Pas tenderit 1.7 miliardë lekë pa TVSH Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në varësi të Bashkisë së kryeqytetit ka hapur së fundmi procedurën me fond limit prej 238.7 milionë lekësh të reja pa TVSH.

Bëhet fjalër për spostimin e rrjetit në funksion të objektit: ’’Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi Pallati me Shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1’.

Të gjitha kompanitë e interesuara për këtë procedurë kanë afat deri më 8 tetor për të paraqitur ofertat e tyre.

Sipas të dhënave të publikuara në APP sqarohet se ky projekt është hartuar në bazë të një kërkesë të Autoritetit Rrugor Shqiptar të datës 21 prill, por mesa duket është harruar si detaj në hartimin e projektit fillestar.

Në dokumenta bëhet e ditur se tubacioni  ekzistues i cili përshkon lumin e Lanës, sipas projektit të rehabilitimit të kryqezimit të Sheshit Shqiponja , Loti 2 dhe rehabilitimit të Lumit të Lanës, duhet të spostohet pasi disa vepra të parashikuara në projekt kryqëzohen.

Investimi në unazën e madhe në zonën e astirit u shoqërua me protesta të shumta nga banorët. Madje nuk munguan as përplasjet

Por veç të tjerave ankesat kanë nisur dhe për trafikun e rënduar, kjo edhe përgjatë pasdites.