Ulen rastet e reja me Covid 19 në vend, 13 viktima në 24 orët e fundit

Ulen rastet e reja me Covid 19 në vend, 13 viktima në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë e Covid-19 në vendin tonë

Nga 2615 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë, ndërsa 13 nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.

Sakaq 497 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
177 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 19 në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë, nga 11 raste në Lushnje, Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat, Gjirokastër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, Bulqizë, Kuçovë, Këlcyrë, nga 4 raste në Mat, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Delvinë, Divjakë, Skrapar, nga 2 raste në Mallakastër, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Belsh, Malësi e Madhe, Peqin, Klos, Shijak, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Lezha, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra, 1 qytetare 33 vjeçare nga Kukësi më sëmundje bashkëshoqëruese, të moshave 33-81 vjeç.

Raste të reja ditore 389
Të shëruar në 24 orë 497
Të shtruar në spitale 344
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2420
Testime totale 243,043
Raste pozitive 53,814
Raste të shëruara 29,249
Raste Aktive 23,454
Humbje jete 111

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12937
Fier 1676
Durrës 1285
Shkodër 1299
Vlorë 1062
Korçë 1025

Elbasan 920
Berat 901
Lezhë 884
Gjirokastër 554
Kukës 485
Dibër 426

Lexo dhe:
Testet e shpejta, Ora News ndjek nga afër nga aplikimin deri tek përgjigjja e rezultatit

Vendi Lajme Lajmi i fundit Aktualitet covid 19 rastet e reja

EMISIONET