Ulen ndjeshëm temperaturat në Dibër, akulli rrëzon pemët dhe thyen shtyllat e tensionit

Në qytetin e Dibrës  pasditja solli ulje të ndjeshme të intensitetit të reshjeve të shiut. Në lartësi mbi 750 metra mbi nivelin e detit temperaturat janë ulur ndjeshëm duke bërë që pemët, shtyllat e tensionit dhe përcjellëset elektrikë të vishen me një shtresë të trashë akulli.

Gazetari i Ora News informon se si pasojë e ngarkesës së akullit janë thyer pemë dhe degë pemësh përgjatë rrugës nacionale. Degë pemësh kanë rënë edhe mbi përcjellëset elektrike duke i këputur ato.

Në disa zona ku janë ngarkuar më shumë, janë thyer shtylla tensioni dhe janë këputur telat si pasojë e peshës së akullit.

Nga mesdita e sotme janë pa energji elektrike Njësitë Administrative Sllovë, Kalaja e Dodës, Selishtë dhe Njësia Lurë që është prej pesë ditësh.

Në rrethin e Bulqizës janë pa energji prej më shumë se 3 ditë e gjithë zona e Gollobordës dhe Krastës.

Vendi Lajme diber Aktualitet akulli

EMISIONET